Integritet & Etikë
Çdo vendimmarrje mbështetet në integritet profesional dhe etikë të qëndrueshme.
Nexus Partners & Co. ofron shërbime të integruara për individë, biznese dhe institucione, me fokus në cilësi, konfidencialitet dhe strategji të personalizuar.
Nexus Partners & Co. është një strukturë profesionale e dedikuar në ofrimin e shërbimeve të integruara ligjore, financiare dhe këshillimore.
Shërbimet tona ndërtohen mbi standarde të larta profesionale dhe praktika bashkëkohore, duke garantuar cilësi, siguri juridike dhe zgjidhje të qëndrueshme.
Çdo vendimmarrje mbështetet në integritet profesional dhe etikë të qëndrueshme.
Standarde të larta në çdo shërbim të ofruar, pa kompromis në cilësi.
Ruajtja e konfidencialitetit është themel i çdo marrëdhënieje me klientin.
Çdo rast trajtohet sipas natyrës, objektivave dhe interesit të klientit.
Përfaqësim, këshillim dhe asistencë juridike në çështje familjare, civile, tregtare, administrative dhe penale.
Due diligence, verifikim ligjor pronash, kontrata, negocim dhe konsulencë për transaksione e zhvillime pasurish.
Analizë financiare, planifikim strategjik, optimizim kostosh, auditim i brendshëm dhe këshillim fiskal.
Kontrata pune, politika të brendshme, menaxhim marrëdhëniesh pune, negocim dhe përfaqësim në çështje HR.
Profil juridik i konsoliduar me mbi 15 vite përvojë në praktikën ligjore dhe më shumë se 5 vite eksperiencë në mësimdhënie universitare. Ekspertiza përfshin të drejtën civile, tregtare, administrative, penale, ekonomike, mjedisore dhe ndërkombëtare.
Avokat i licencuar me eksperiencë të gjerë në sektorin publik dhe privat. Ofron këshillim juridik, strategji mbrojtjeje dhe përfaqësim profesional në gjykatë, prokurori dhe procedura administrative.
Profil ekzekutiv me mbi 22 vite eksperiencë në financë, administrim korporativ dhe menaxhim strategjik të burimeve njerëzore. Eksperte fiskale dhe auditore e brendshme e licencuar.
Çdo çështje trajtohet si realitet më vete, me peshën juridike, ekonomike dhe njerëzore të saj.
Nga analiza ndërtohet një rrugë unike, sipas natyrës së rastit dhe interesit të klientit.
Zgjidhja zbatohet me saktësi, disiplinë dhe përgjegjësi të plotë profesionale.
Rezervoni konsultimin tuaj të parë falas. Na kontaktoni sot dhe ekipi ynë do t’ju përgjigjet brenda 24 orëve.